Gjermania nis luftën kundër Facebook’ut, gjoba deri 500 mijë euro

Gjermania nis luftën kundër Facebook’ut, gjoba deri 500 mijë euro

Pas shumë kërkesave dhe lutjeve pa efekt, drejtuar rrjetit social amerikan Facebook, që të trajtojë më shpejtë lajmet e rrejshme dhe gjuhën e urrejtjes, Berlini zyrtar ka njoftuar së shpejti do të hyjë në fuqi një ligji i ri që do të gjobisë Facebook’un me 500 mijë euro.

Gjobat e larta do të caktohen për secilin lajm të rrejshëm dhe postim me gjuhë urrejtëse dhe problematik, nëse ai postim nuk largohet nga ky rrjet brenda 24 orëve.

Edhe pse një ditë pasi Facebook njoftoi për disa procedura të reja për të trajtuar lajmet e rreme, nga Berlini është bërë e qartë se më nuk i interesojnë politikat vetërregulluese të këtij rrjeti social.

“Facebook nuk e ka shfrytëzuar mundësinë për të rregulluar menaxhimin e ankesave si duhet”, tha për Der Spiegel, Thomas Oppermann, anëtar i Bundestagut, nga partia SPD.

Pas një “përpjekje të gjatë dhe intensive për të ndërtuar ura bashkpunimi”, me kompaninë, tha ai, SPD dhe partneri i saj i koalicionit, CDU, i kancelares Angela Merkel, kanë rënë dakord për të paraqitur ligjin e ri pas vitit të ri.

Aktualisht, përdoruesit gjermanë në Facebook ankohen se ankesat janë dërguar në selinë e saj në Dublin – por gjithnjë me një përgjigje të paqartë, si në kohë ashtu në masa konkrete.

“Nëse, pas kontrollimit, Facebook nuk e fshin postin në fjalë brenda 24 orëve, ata duhet të llogarisin me gjoba të rënda deri në 500,000 “, tha Oppermann.

Përveç kësaj, tha ai, personi i prekur do të ketë të drejtën të kërkoi ‘korrigjim e dëmit me shpërndarjen e njëjtë’ sikurse postimi origjinal. /Periskopi

Shpërndaje në: