Sanchez: Nuk vendosi unë, klubi do të vendosë për të ardhmen time
Mediat britanike shkruajnë se ish-sulmuesi i Barcelonës, ka një super ofertë nga Kina që kap shifrën 600 mijë euro në javë.
Sanchez duke folur për Sky, shprehet i lumtur që është pjesë e “Topçinjve”, por ai thotë se ardhmja e tij varët nga Arsenali. Ai ëndërron ta fitojë Premier Leaguen dhe Ligën e Kampionëve.
“Në këtë moment jam i përqendruar te ndeshjet e kampionatit. Ndihem shumë mirë këtu dhe u jam mirënjohës të gjithëve, por qëndrimi im te Arsenali varet nga klubi”, ka thënë Sanchez.
“Ëndrra ime është të fitoj Premier League dhe Ligën e Kampioneve”, tha Sanchez. Ndryshe, Sanchez është duke u monitoruar edhe nga gjiganti italian, Juventus.



