Blero tregon a e ka vjedhur këngë ‘Ta ha gojën’
Qysh në fillim të publikimit kishte shumë kritika se projekti është vjedhur nga Willy William i cili është autor i këngës “Ego”.
Në deklaratën e tij për Telegrafin, Blero i cili shpërthen si kurrë më parë, hedhë poshtë këto akuza, duke kërkuar nga të gjithë që madje ta raportojnë këngën dhe t’ia dërgojnë vet autorit Willy William që nëse ka shkelje të bllokohet projekti, gjë që sipas tij kjo nuk mund të ndodhë sepse është autentik.
“Shumë herët është të flasim për projektin. Ende s’kanë kaluar 24 orë kështu që tek pas një jave mund të them se si e kanë pritur. Për ndryshe, definitivisht kemi lënë shpirt në këtë projekt, kemi shkrirë mend dhe mbi të gjitha kur dalin komentues anonim dhe akuzojnë është për keq ardhje”.



