Arlind Morina trajner i vitit në Austri
Për disa vite Morina ka studiuar shkencat sportive në Prishtinë e në Grac, ndërkohë për katër sezone ka qenë trajner i të rinjve në klubin e futbollit Rapid-Wien; e tashmë nga ky sezon është edhe trajner për të rinjtë e Eggenberger të Gracit.
I kontaktuar nga Periskopi, Morina është prononcuar me telefon: “Po ndihem jashtëzakonisht i privilegjuar nga ky çmim. Dua në radhë ta falënderoj menaxhmentin e klubit ESK Grac, pastaj djemtë, të cilët falë disiplinës, teknikës e ushtrimeve intensive, na kanë dhuruar një sezon të shkëlqyeshëm në Austri”.
Morina e vlerëson aktivitetin me të rinjtë, ku sipas të cilit: “Ato shkathtësi e teknika që nuk mbërrihet deri në moshën 14 vjeçare në futboll, më vonë bëhen dukshëm më të vështira për t’u mbërri”. /Periskopi/




