Pas puthjes së këmbës, një tjetër fotografi e Kurtit po bën xhiron e rrjeteve sociale
Duket se dalja e djeshme në terren e Albin Kurtit ishte një event i vërtetë mediatik. Kryeministri u zu te Kinoja ABC nga një adhurues i tij i flaktë që u përkul në gjunjë për t’ia puthur njërën këmbë.
Nuk dihet identiteti i këtij adhuruesi, por pamjet që tregonin gjestin e tij kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe janë komentuar me të madhe nga përdoruesit kosovarë.
Sidoqoftë, Kurti del se e ka bërë një tjetër fotografi mjaft interesante. Ai duket me maskën e tij të zezë derisa qëndron në mes të katër vajzave të reja e të mbuluara që shohin nga kamerat, shkruan Periskopi.
Flirtimi i Vetëvendosjes me praktikuesit e devotshëm të fesë myslimane është përmendur shumë herë nga komentues të ndryshëm, e madje edhe politikanë.
Ishte Gëzim Kelmendi i Partisë Fjala ai që e kishte akuzuar z.Kurti se ia kishte marrë një pjesë të votuesve gjatë zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.
Edhe një tjetër parti opozitare është akuzuar se i është afruar më shumë vlerave myslimane, PDK-ja e Kadri Veselit. Analisti Valon Syla në një shkrim kishte përmendur ndër tjerash ministrin Uran Ismaili si një praktikues të devotshëm dhe deputeten Besa Ismaili Ahmeti. /Periskopi



