Sejdi Hoxha: Vjosa Osmani injoroi UÇK-në në seancën solmne për Ditën e Çlirimit

Sejdi Hoxha: Vjosa Osmani injoroi UÇK-në në seancën solmne për Ditën e Çlirimit

Kryetari i degës së PDK-së në Drenas, Sejdi Hoxha ka kritkuar kryetaren e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, e cila seancën e sotme solmne e nisi me një video të NATO-s, ndërsa nuk e lëshoi edhe një të tillë edhe për  UÇK-në.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxha ka thënë se injorimi i UÇK-së nga ana e kryetares së Kuvendit është i pakuptueshëm, transmeton Periskopi.

Reagimi i plotë i Sejdiut:

Vjosa Osmani sot përveç falënderimit ndaj NATO-së, njëherit është dashtë qe në Kuvend të Republikës së Kosovës të lëshoj edhe një spot të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse ata djem dhe vajza janë vula e lirisë dhe Pavarsisë së KOSOVËS.

Është i pakuptueshëm injorimi dhe mos respekti ndaj UÇK-së ndaj kryeparlamentarës zj. Osmani!

Falëminderit UÇK, jeni krenarija jonë!

Urime Kosovë ditën e çlirimit!

 

Shpërndaje në: