Arsenali pëson humbjen e dytë rresht, mposhtet nga City (Video)
“Topçinjtë” udhëhoqën të parët në Etihad me golin e Theo Walcottit në minutën e pestë. Dy golat për Cityn erdhën në pjesën e dytë. I pari shënoi Leroy Sane në minutën e 47-të, ndërsa Raheem Sterling në minutën e 71-të.
Tani City del në pozitën e dytë në tabelë me 36 pikë, shtatë më pak se Chelsea që prin i vetëm. Arsenali mbetet në kuotën e 34 pikëve në pozitën e katërt, aq sa ka edhe Liverpooli me një takim më pak.
https://www.youtube.com/watch?v=6j_XcorxlDw



