Kijameti: Leximi alternativ i kalendarit të Majave thotë se fundi i botës ndodh në javën tjetër
Nëse keni menduar se Covid-19, trazirat civile, erupsionet vullkanike dhe vullkanet shenjojnë Armagedonin – mund të keni pasur të drejtë!
Leximi i kalendarit të Mayave ishte gabim sipas një teorie konspiracioni në Twitter, dhe ndërsa bota nuk mori fund më 21 dhjetor 2012, siç ishte profetizuar fillimisht nga ky kalendar, dita e kijametit sipas këtij kalendari del të jetë në fakt gjatë kësaj jave, apo javës tjetër.
“Nëse lexojmë kalendarin Julian, ne teknikisht jemi në vitin 2012… numri i ditëve të humbura në një vit për shkak të kalimit në kalendarin Gregorian është 11 ditë… për 268 vjet duke përdorur kalenderin Gregorian (1752-2020) ne kemi humbur 2948 ditë. 2948 ditë pjesëtuar për 365 ditë (për vit) bën 8 vjet,” tha shkencëtari Paolo Tagaloguin javën e kaluar, shkruan NyPost, përkthen Periskopi.
Seria e postimeve të tij është fshirë tashmë.
Nëse Tagaloguin kishte të drejtë, duke shtuar pjesën e mbetur të ditëve, atëherë data e kijametit majan është… këtë javë.
Në vitin 2012, teoricientët e kiametit ishin të bindur se bota do të merrte fund më 21 dhjetor, /Periskopi



