Punëtorët e KEDS-it, me peticion drejtuar Qeverisë
Mbi 1000 punëtorë të KEDS-it kanë nënshkruar një peticion të cilin do t’ia përcjellin institucioneve qendrore, e në të cilin shprehin pakënaqësi për moszbatimin e marrëveshjes kolektive dhe mosvazhdimin e kontratave së punës për 74 kolegët e tyre.
Hysni Gashi, kryetar i sindikatës Elektro-Kosova thotë se peticionin e nënshkruar do t’ia dorëzojnë kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli , për të kërkuar nga ata mbështetje në zbatimin e marrëveshjes së përgjithshme kolektive.



