Sot u regjistrua ndotje maksimale e ajrit në Prishtinë
Sipas matjeve, niveli i cilësisë së ajrit ka arritur në shkallën 296, që po cilësohet si shumë i pashëndetshëm, shkruan Periskopi.
Çdokush mund të përjetojë efekte në shëndet: anëtarët e grupeve të ndjeshme mund të përjetojnë efekte më serioze në shëndet. Fëmijët aktivë dhe të rriturit, njerëzit me probleme me frymëmarrje si astma duhet t’i shmangin ushtrimet e tejzgjatura në natyrë: çdokush e sidomos fëmijët duhet t’i shmangin ushtrimet e tejzgjatura në natyrë.
Monitori i cilësisë së ajrit i vendosur në ambasadë mat ajrin në Prishtinë çdo një orë, duke përllogaritur kështu masën e pluhurit, ndotjen, tymin, përmbajtjen e karbonit dhe të lagështisë.






