Konfirmohet: Kur pritet që Messi të rinovojë kontratën?
Dhe kjo natyrisht se nuk i lë të qetë tifozët e Barcelonës, nga frika se futbollisti më i mirë në histori të futbollit mund të largohet nga Camp Nou.
Por, zëvendëspresidenti i klubit katalunas, Jorge Mestre shpreson se argjentinasi do të hedhë firmën në letrën e bardhë brenda tremujorit të parë të vitit 2017.
“Nuk kemi filluar ende përpjekjet për rinovimin e kontratës së Messit”, deklaroi Mestre.
“Pas rinovimit të Neymar dhe Suarez, shpresoj që marrëveshja do të mbyllet në tremujorin e parë të vitit 2017”, shtoi ai. /Periskopi.com



