“Qemal Stafa i ri”
70% e punës për shembjen e stadiumit “Qemal Stafa” ka përfunduar. Stadiumi “Arena Kombëtare” është parashikuar të ketë një kapacitet prej 22.500 spektatorë.
Punimet pritet të përfundojnë brenda 24 muajsh. Kryeministri Edi Rama, tha se stadiumi i ri përkon me suksesin e kombëtares.
“Unë jam shumë krenar që ky projekt vjen vërtet në një kohë që përkon me shembullin e jashtëzakonshëm që kombëtarja u dha të gjithëve, se çfarë është në fakt, për një popull, për një shoqëri, për një vend si i yni, sporti dhe suksesi në sport”.



