Mirëmbajtjet e rrjetit, arsyetim i përditshëm i KEDS-it për mashtrimin e konsumatorëve
ZRRE ka zhvilluar një hetim preliminar, që kishte publikuar e ku thuhej se KEDS-i ka mashtruar konsumatorët me arsyetimin e mirëmbajtjes së rrjetit, e që nuk e kishte bërë një gjë të tillë.
Në komunikatën që e ka lëshuar ZRRE thuhet se në raportin që e ka përgatitur grupi punues janë konstatuar parregullsi serioze. Por, për këto parregullsi nuk ka raport të zgjeruar dhe as ndonjë mas ndëshkuese ndaj KEDS-it, raporton lajmi.net. ZRRE më një komunikatë provon ta përmbyll të gjithë mashtrimin e KEDS-it që ua ka bërë qytetarëve për një periudhë të gjatë kohore.
“Si pjesë e procesit të inspektimit të mirëmbajtjeve të planifikuara të KEDS, Bordit i është prezantuar Raporti i Inspektimit të Mirëmbajtjeve të KEDS për muajt tetor – nëntor 2016, i përgatitur nga grupi punues, në të cilin janë konstatuar parregullsi serioze. Pas diskutimeve, me miratim të Bordit, KEDS-it i është ofruar mundësia për të dhënë përgjigjet e tyre me shkrim në lidhje me këto parregullsi të evidentuara nga ekipet e ZRRE gjatë inspektimit. Lidhur me parregullsitë për mirëmbajtjen e planifikuar të KEDS, Bordi është dakorduar që të vazhdohet me procedurat e inspektimit dhe pas kompletimit të të gjitha analizave do të vendos mbi masat ligjore. Po ashtu, Bordi ka vendosur që masa paraprake për ndalimin e ndërprerjeve të mirëmbajtjeve të planifikuara të mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër të Bordit”, thuhet në komunikatën e ZRRE-së.
Por, ZRRE kishte premtuar se më 14 dhjetor do ta publikonte raportin dhe të gjeturat, gjë që ende nuk ka ndodhur.
Lajmi.net ka provuar me ditë të tëra ta marr një qëndrim të ZRRE-së për këtë çështje dhe për mos publikim e raportit hetues ndaj KEDS-it, po nuk kanë dhënë asnjë përgjigje.
Lajmi.net ka raportuar në vazhdimësi për pa rregulluesit që i kishte bërë KEDS-i me arsyetimin e mirëmbajtjes së rrjetit.
Sot është publikuar edhe rrëfimi i një punëtori të mirëmbajtjes që kishte treguar se gjatë kohës sa kanë mirëmbajtj rrjetin, më shumë kanë shëtitur se sa kanë mirëmbajt rrjetin.



