De Biasi nuk mendon të largohet nga Shqipëria

De Biasi nuk mendon të largohet nga Shqipëria

Gianni de Biasi nuk planifikon të largohet nga Kombëtarja shqiptare.

Gianni de Biasi ka thënë se ka kontratë me Kombëtaren shqiptare dhe nuk mendon të largohet.

Ai tha se do të jetë në krye të Shqipërisë edhe për kualifikimet e “Botërorit 2018”.

“Kam një kontratë me Federatën deri në 2017, ndaj mendoj se në kualifikueset e Botërorit tjetër do të jem trajneri i Shqipërisë, përveçse në rast se presidenti e mendon ndryshe”, tha De Biasi për Supersport.

 

Shpërndaje në: