Rita Ora dhe Dua Lipa, janë pro apo kundër BE-së?

Rita Ora dhe Dua Lipa, janë pro apo kundër BE-së?

Deri më tani, trendi është për një lënie por nesër gjithçka do të qartësohet dhe vendimi nëse Britania duhet të vazhdojë të jetë pjesë anëtare e BE-së, apo do të largohet nga grupi i 28-të vendeve anëtare. Për një qëndrim, janë dhe dy Shqiptaret të cilat jetojnë në Britani.

Fjala është për Rita Orën dhe Dua Lipën, të dyja me famë botërore . 24 orë para votimit, artistet janë kujdesur që të tregojnë një imazh pozitiv dhe pro vendit që i ka dhënë famën dhe ku u rritën. Rita, në një postim në Instagram, i ka dhënë një mesazh britanikëve, ajo i bëri thirrje atyre që në këto momente kaq të rëndësishme, vota e tyre duhet të jetë pro qëndrimit.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe Dua Lipa, e cila me një foto ku paraqitet një karikaturë e Donald Trump dhe e Boris Johnson (politikan në Angli) dhe puthja e tyre,  mbi këtë foto, Dua komenton se: ”Ne jemi më të fortë së bashku! Votoni për të qëndruar në BE. Votoni pro qëndrimit. Të fortë në Europë”,- janë fjalët e artistes drejtuar ndjekësve të saj.

Shpërndaje në: