Shaqiri: Guardiolas i pëlqeja por nuk më besonte

Shaqiri: Guardiolas i pëlqeja por nuk më besonte

‘Shaqaattack’ siç e thërrisnin tifozët bavarez ka treguar për marrëdhëniet e tij me ish trajnerin e Bayern Munchen, Pep Guardiola.

Shaqiri është shprehur se me ardhjen e teknikut spanjoll në krye të Bayernit, situata e tij ndryshoi.

iri

Xherdan Shaqiri, në fanelën e Bayern Munchen

 

“Situata ime ndryshoi me ardhjen e Guardiolas, por kurrë nuk kam pasur probleme me atë”.

“Isha i lënduar disa herë dhe rastësisht lojtarë më të dobët se unë vinin nga banka rezervë dhe luani para meje”.

stoke

Shaqiri tashmë anëtar i Stoke City

 

“Isha i dëshpëruar dhe jo i lumtur dhe dëshiroja t’i tregoja trajnerit se ishte gabim. Guardiola fliste gjëra të mira për mua, por unë nuk mund thosha atij: ‘Nëse jo flisni mirë për mua, pse nuk po më inkuadron”, ka thënë Shaqiri për Spox.com. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: