Çka i ndodh Arsenalit kur nuk luan Mustafi?
Arsenali ka humbur katër ndeshje në të gjitha garat këtë edicion dhe si për koincidencë, në asnjërën nga këto takime nuk ka luajtur qendërmbrojtësi me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi.
Ish-futbollisti i Valencias është lënduar para dy javësh dhe kësisoj ‘Topçinjtë’, kanë humbur ndeshjet në vijim, fillimisht nga Evertoni (2:1) dhe këtë vikend nga Manchester City po ashtu 2:1.
‘Topçinjtë’, kanë humbur edhe dy takime tjera pa praninë e reprezentuesit gjerman.
Atë ndaj Liverpoolit në ndeshjen hapëse të Premier Ligës, dhe nga Southamptoni në Kupën e Ligës. Kujtojmë se Mustafi është transferuar këtë verë nga Valencia tek Arsenali dhe ka mahnitur me paraqitjet e tij duke u shndërruar në një lojtar të pazëvendësueshëm në ekipin e parë të Wenger.



