Shaqiri thotë se te Interi ka diçka të turpshme
25-vjeçari aktualisht është pjesë e skuadrës angleze Stoke City, ndërsa te kjo skuadër kaloi pikërisht nga zikaltërit.
Ai thotë se infrastruktura e klubit nga Milano është e turpshme.
“Infrastruktura në Inter është thjesht e turpshme”, deklaroi Shaqiri.
“Është dëshpëruese që një klub i tillë nuk investon në struktursat e saj të stërvitjes. Nutricion, rikuperim nga lëndimet, analizë të paraqitjeve, në Angli ndihem vërtetë profesionist”, theksoi ai. /Periskopi.com



