Griezmann shokon të gjithë: Dua të luaj në këtë ligë
Ai thotë se do të dëshironte të luante në futbollin amerikan.
“Unë e dua Amerikën. Në të ardhmen dua të kem një abonim në NBA dhe t’i shoh të gjitha ndeshjet me fëmijët e mi. Unë e shoh veten atje. Do të më pëlqente të luaja në Miami”, deklaroi Griezmann.
“Momentalisht jam shumë mirë te Atletico dhe nuk e mendoj largimin. Real Madrid? Do të ishte e vështirë që të transferohesha atje. S’dua ta provoj dhe nuk po mendoj për një gjë të tillë”, shtoi Griezmann. /Periskopi.com



