A do jetë Fatmir Limaj “jackpot-i” i Albin Kurtit për ta formuar Qeverinë?
Kreu i partisë NISMA, Fatmir Limaj, ka trazuar ujërat rreth asaj që ishte në mëdyshje nëse partia në pushtet do të mund ta formonte Qeverinë edhe për një mandat. Një deklaratë e dhënë në emisionin Debat Plus, Fatmir Limaj u shpreh se është i gatshëm të bashkëpunoj kur bëhet fjalë për “tema nacionale”, edhe nëse është Albin Kurti kryeministër.
“Kush më fton, unë jam i gatshëm të ulem në tavolinë…”, kështu tha ndër të tjera, Limaj.
Limaj s’ka vija të kuqe: Kush më fton unë jam i gatshëm të ulem në tavolinë
Fatmir Limaj “shpëtimtari” i Albin Kurtit?
Kur janë duke u numëruar edhe rreth 8 përqind të vendvotimeve, Lëvizja Vetëvendosje aktualisht ka 47 deputetë, në legjislaturën e nëntë, Nisma Socialdemokrate do të përfaqësohet me tre deputetë: Fatmir Limaj, Arbresha Krasniqi dhe Xhevahire Izmaku.
Kësisoj, kur ende nuk janë numëruar 100 përqind e vendvotimeve, votat e diasporës, votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta – Limaj vetë i treti, do t’ia mundësonte Kurtit që të formonte Qeverinë (shto këtu edhe pakicat).
Kjo mundësi që iu dha Kurtit nga Limaj, nuk u prit mirë nga opinioni publik. E gjitha kjo, pasi kreu i NISMA’s njihet si ndër më kritikët ndaj Kurtit për qeverisjen 5 vjeçare të tij.
Se a do të ketë një takim/ujdi mes Kurtit dhe Limajt, mbetet të shihet ditëve në vazhdim… /Periskopi/
Mehmetaj: Nuk e besoj që Limaj është hajvan dhe bënë koalicion me Albin Kurtin
Valon Syla për Limajn: Tugjarist – sekserist, po e kthen lojën e pazareve, i ka jep shumë davran
Limaj pa vija të kuqe, i reagon Molliqaj: Nga çelik në bakër



