A do të ekstradohet në SHBA vëllai i gruas së Enver Hoxhajt të PDK’së?

A do të ekstradohet në SHBA vëllai i gruas së Enver Hoxhajt të PDK’së?

Kosova dhe SHBA tash kanë marrveshje për ekstradimin e personave që kërkohen për vepra kriminale. Ekspertët e kanë vlersuar këtë marrveshje si mirënjohje e madhe e SHBA’së për Kosovën. Rasti më famshëm i arratisjes nga drejtësia amerikane është ai Ymer Shahinit.
Kosovari Shahini, bashkë me shtatë personave të tjerë, akuzuohen nga FBI’ja, se ilegalisht kanë përfituar 20 milionë dollarë. Për Shahinin, prokurori ka paraparë një dënim prej 65 viteve burg .Ymer Shahini posedon biznes edhe në Kosovë. Është drejtor i kompanisë për fiskalizim “Printec L.L.C”.

Ai  vazhdon të jetë i lirë falë një shkronje “Në Kosovë ai është i regjistruar me emrin ‘Imer’ ndërsa në ShBA me ‘Ymer'”, shkruante Koha Ditore.  Ymer Shahini është vëllai i gruas së zyrtarit të lartë të PDK’së, Enver Hoxhës.

A do të nisë jetësimi i marrveshjes kosovaro-amerikane për esktradim me familjarin e Enver Hoxhës?

Shpërndaje në: