A do të kandidojë Lutfi Haziri për kryetar të LDK’së?

A do të kandidojë Lutfi Haziri për kryetar të LDK’së?

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, në emisionin “Reel Talk me Maxhunin”, i cili transmetohet në Periskopi dhe T7, ka folur për procesin zgjedhor brenda partisë.

I pyetur se a do të jeni kandidatë për kryetar të LDK’së?

Haziri është përgjigjur se në çdo proces zgjedhor është përmendur emri.

“Po, nuk po mundem me vazhdu me qenë kujdestarë në këtë punë. Me të thënë të drejtën prej vitit 2006’të emri im lakohet edhe kur i kam pasur 36 vjet. Në atë kohë edhe tani që i kam shumë ma shumë vjet, çdo proces zgjedhor është përmendur emri im. Unë nuk besoj që emrat e përveçëm i japin zgjidhje të problemeve poltike. Bashkëpunimi politik i jep zgjidhje proceseve politike ku adaptohen emrat”.

“Secili në kohën e vet, secili në mundësinë e vet me kontribuar që proceset më të mira më të drejta, transparente, dhe mbi të gjitha me ndërtuar besim shprese për këtë Republikë”, ka thënë Haziri./Periskopi/

Shpërndaje në: