A do të kemi skuadra serbe në Superligë?
Serbia gjithnjë organizon ndeshje futbolli edhe në territorin Kosovës,por FIFA nuk është në dijeni për këtë. Shtëpia e futbollit botëror i ka thënë “zërit” se nuk është e informuar rreth kësaj. Topin mundohet t’ia gjuajë UEFA-s, e cila ia kthen në të njëjtën mënyrë.
Beogradi zyrtar hesht, kurse FFK-ja vazhdon t’i lusë rreth 20 klube të serbëve të këtushëm që t’i bashkohen.



