A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Egli: Më dhëmb shumë, por jeta vazhdon

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Egli: Më dhëmb shumë, por jeta vazhdon

Histori e trazuar, emocione të forta dhe shumë pikëpyetje – kjo është përmbledhja më e mirë për lidhjen mes Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Një marrëdhënie që u zhvillua përballë syve të publikut, nën vëzhgimin e mbi 100 kamerave, tashmë ndodhet përpara një sfide të re: realitetit jashtë “shtëpisë”.

Gjatë qëndrimit në format, publiku pa afrimitetin, afrimet, largimet, debatet dhe puthjet mes çiftit. Të gjitha këto u shpalosën në një dinamikë që herë u duk e brishtë, e herë e pathyeshme. Por, a do të rezistojë kjo lidhje jashtë mureve të Big Brother?

I pyetur për të ardhmen e kësaj romance, Gjesti nuk dha një përgjigje të prerë. “50/50”, tha ai, duke lënë të kuptohet se ndodhet në një udhëkryq emocional. Një deklaratë që nuk sjell shumë siguri, por tregon ndoshta një luftë të brendshme për të kuptuar se çfarë dëshiron vërtetë, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Por çfarë ndodh nëse ndjenjat e Gjestit nuk janë më të njëjtat?

“Nuk kam as minimalisht dëshirë për të bërë asnjë përpjekje, më dhëmb shumë por jeta vazhdon. Nëse ai do të vazhdojë jetën e tij, dhe unë do vijoj timen”, deklaroi Egli – një qëndrim i sinqertë, emocional dhe i ndershëm që e tregon maturinë e saj.

Tashmë që dritat janë fikur dhe publiku ka kaluar te kapitulli tjetër, sfida e vërtetë për çiftin fillon. Romanca pas kamerave nuk është më një spektakël, por një rrugëtim që kërkon përkushtim dhe sinqeritet.

A do ta gjejë pesha e ndjenjave balancën e duhur? Apo gjithçka do të mbetet një histori televizive? Kjo mbetet për t’u parë. /Periskopi/

Shpërndaje në: