A do të largohet Dembele nga Barcelona?
Futbollisti francez nuk po kalon një periudhë të mirë në Camp Nou.
Ousmane Dembele nuk po arrin që të adaptohet në skuadrën e Barcelonës, ndonëse është në vitin e tij të dytë te katalanasit.
Madje francezi ka pasur edhe probleme me disiplinën brenda skuadrës, teksa në ndeshjen e fundit ndaj Real Betisit është lënë jashtë ekipit.
Agjenti i Dembeles, Moussa Sissoko ka thënë që klienti i tij është i lumtur në Barcelonë dhe nuk po mendon fare që të ndryshojë ekip.
“Ousmane është 21-vjeçar, luan për Barcelonën që është një prej klubeve më të mëdha në botë. Ka pasur një fillim fantastik të stinorit, duke realizuar gjashtë gola dhe dy asistime. Nuk i kuptoj gjithë këto kritika ndaj tij”, ka thënë Sissoko.
“Ne e dimë se duhet të përmirësohen edhe disa gjëra. Ai është i qetë dhe vazhdon të punojë”.
“A po e konsideron largimin? Jo kjo nuk është e vërtetë. Ousmane është i lumtur në Barcelonë dhe do të qëndrojë aty”, ka theksuar ai.
Dembele është transferuar në verën e vitit 2017 nga Borussia Dortmund për 105 milionë euro



