A do t’i përjetojnë emocionet e ‘Dardanëve’, ish-krerët e UÇK-së në Hagë? (VIDEO)
Kombëtarja e Kosovës sonte zbarkon në “Fadil Vokrri” për të zhvilluar 90 minutat më të rëndësishëm të ciklit kualifikues për Kampionatin Botëror, në një përballje ndaj Turqisë që mund të vulosë një kapitull të ri për futbollin kosovar.
Këtë moment kaq të rëndësishëm, do ta ndjekin nga Haga edhe ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.
Kështu ka bërë të ditur ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj në emisionin “Kosova Today”.
“Nëse e transmeton RTK-ja ose Klan Kosova, ata do ta shohin këtë ndeshje”, u shpreh Haradinaj.



