A e dini sa i kushtojnë Kadri Veselit dhuratat për mysafirët?

A e dini sa i kushtojnë Kadri Veselit dhuratat për mysafirët?

Mysafirët e të parit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nuk do të dalin duar bosh nga takimi.

Kuvendi i Kosovës, ka shpallur tender për të blerë dhurata në vlerë deri 20 mijë euro. Për nevoja të protokollit do të shpenzohen 8 mijë euro për të blerë 100 deklarata të pavarësisë, 120 Medaljon me logon e Kuvendit dhe 100 libra “Kosova – Vështrim Monografik” në gjuhën Angleze.

Ndërkaq 12 mijë euro tjera do të shpenzohen për të blerë 20 brosh e 110 suvenire tjera, të cilat nuk është definuar se çfarë janë.

Në bazë të njoftimit të këtij institucioni, ku ftohen operatorët ekonomik që të aplikojnë në tenderin për furnizim kontratat do të jetë një vjeqare.

A janë dhuratat arsye e takimeve të shpeshta të kadri veselit?

Shpërndaje në: