A e dini sa kosovarë nuk e duan shtetësinë e Kosovës?

A e dini sa kosovarë nuk e duan shtetësinë e Kosovës?

Numri i kosovarëve që  duan të braktisin atdheun  e tyre  e të lirohen nga shtetësia kosovare po rritet dita-ditës.

Vetëm për tre muajt  e parë të këtij viti 894 qytetarë i janë drejtuar zyrave të Divizionit të Shtetësisë për tu liruar nga ajo.

Prej këtyre kërkesave sipas raportit të Ministrisë së Punëve të Brendshme janë refuzuar 16. Në pritje janë 55 kurse të tjerat janë miratuar.

Shteti me të cilin më së shumti po e ndërrojnë vendlindjen është Gjermania, me 728 kërkesa për lirim.

Kurse edhe në shtetin austriak janë 58 individë që e  kanë dhënë prioritet të kenë shtetësi austriake e të braktisin atë kosovare.

Ajo që i detyron këta qytetarë të migrojnë nëpër vende të tjera është mungesa e mirëqenies dhe kushtet e rënda socio-ekonomike, thonë sociologët dhe njohësit e ekonomisë.

Shpërndaje në: