A e ka pagën vërtet 100 mijë euro – ja çfarë thotë modelja Arjola Shehu

A e ka pagën vërtet 100 mijë euro – ja çfarë thotë modelja Arjola Shehu

Ditë më parë në mediat shqiptare kanë qarkulluar thashetheme se prezantuesja e njohur, Arjola Shehu, përfiton 100.000 euro në vit.

Në fakt e gjitha nisi nga një deklaratë e saj në emisionin Thumb, ku ajo ishte pyetur në lidhje me rrogën e saj.

Moderatorja e emisionit Kush vjen për Drekë kishte bërë shaka duke thënë se rroga e saj ishte shumë e lartë saqë kapte shifrën gjashtëshifrore.

Kjo deklaratë ka mjaftuar që të përhapen spekulime në lidhje me pagën e lartë të Arjolës.

Prezantuesja e ka bërë një postim në InstaStory për të sqaruar se paga e saj nuk është 100 mijë euro në vit dhe se e gjitha ka qenë shaka.

“Nxjerrë komplet nga konteksti! Ndjeva detyrimin ta sqaroj sepse pashë që shumë portale ishin keqkuptuar me deklaratën time, e cila ka qenë në kuadër të humorit dhe shakasë (çështje montazhi)”.

“Detajet financiare mbeten private”, ka shkruar Arjola.

Shpërndaje në: