A e ka prodhuar Serbia ‘Messin e ri’ – pesë gola sonte në Bundesligë

A e ka prodhuar Serbia ‘Messin e ri’ – pesë gola sonte në Bundesligë

Ky sezon duket se do jetë i talentëve të rinjë.

Duke filluar nga sulmuesi i Genoas, Krzysztof Piatek, i cili po mahnit me formën e tij në Serie A këtë sezon, një tjetër emër i madh po lind.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Eintracht Frankfurt, Luka Jovic.

Ky i fundit shënoi pesë herë sonte në portën e Dusseldorf, në fitoren 7:1 të Frankfurtit.

Por cila ishte karriera e Jovic, 20-vjeçari që duket se ka një të ardhme të ndritur përpara, shkruan Periskopi.

Sulmuesi serb është i huazuar tek ekipi gjerman, me të drejtë blerje, por kartoni i tij i përket momentalisht Benficas.

Ai ka lindur në Bosnje, më saktësisht në fshatin e vogël Batar afër Bijeljinës.

Image result for Jovic red star

Jovicit iu dha mundësia për të luajtur për Red Star Belgrade në 2005. Para se të bashkohej me ta, i ati e mori atë për të stërvitur me Partizanin, i cili kishte tentuar të nënshkruante me të në njëfarë kohe. Ata i ofruan babait të tij 200 euro në muaj për të luajtur me ta, por ai insistoi të qëndrojë me ‘Yllin e Kuq’. Ai ishte klinik përpara golit, teksa nga drejtuesit e ekipit serb cilësohej si një sulmues me ardhme të ndritur.

Dhe duket se drejtuesit e Red Star e kanë vërejtur talentin e tij, pasi ai sonte shpërtheu me pesë gola ndaj Dusseldorf, njëkohësisht u bë golashënuesi më i mirë i kampionatit gjermanë me shtatë gola.

Me këto paraqitje, shumë shpejt mund ta shohim në klubet e mëdha evropiane./Periskopi/

 

Shpërndaje në: