A e keni harruar këtë kacafytje të Fatmir Vatës me Oliver Khan (Video)

A e keni harruar këtë kacafytje të Fatmir Vatës me Oliver Khan (Video)

Në vitin 2005, sulmuesi dhe ish-portieri i Bajernit të Mynihut ishin protagonistë të një “fërkimi” në fushë.
Fatmir Vata dikur kishte pasur një fërkim me Oliver Khan.

Debati mes tyre kishte ndodhur gjatë sezonit 2005/06 kur ish skuadra e shqiptarit, Arminia Bielfeld kuante kundër Bayern Mynihut.

“Ajo ndeshje ishte shumë e rëndësishme për ekipin tim. Unë e mora topin dhe ia bëra gati Kahnit për të nisur lojën, me qëllim që mos të humbej kohë. Fillova të eci dhe nuk vura re asgjë, vetëm kam dëgjuar tifozët e pranishëm që nisën të vërshëllenin”, kishte kujtuar  38-vjeçari për televizionin “VZ TV”.

“Sapo ktheva kokën, nuk pashë asgjë tjetër përveç fytyrës së Kahnit. Duke bërtitur ai më tha se nuk ishte puna ime që t’ia rregulloja topin për ta goditur. Kahn mendoi se do të largohesha, por kjo nuk ndodhi, sepse unë qëndrova aty pranë tij. Pavarësisht ngjarjes, i kuptoj arsyet e tij, pasi portierit i interesonte që loja të vonohej”.

Më tej, Fatmir Vata kishte thënë se disa kohë pas debatit, Oliver Kahn e kishte pranuar gabimin, duke i kërkuar falje ish-futbollistit të Arminias.

 

Shpërndaje në: