A e keni parë si dukej Bleona kësaj here në Oscars?
Mbrëmë në Los Angeles, u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve të Akademisë Amerikane të Shkencës dhe Filmit, OSCARS, ku në mesin e shumë personaliteve botërore ishte edhe këngëtarja shqiptare, Bleona Qerreti.
Në Dolby Theatre të Los Angelesit, ku u zhvilluar edicioni i 91-të i ndarjes së Oscarëve , Bleona pati një paraqitje që po vlerësohet për të mirë.
Ajo kishte veshur një fustan që shkëlqente nga gurët, e i cili besohet se është punuar nga stilisti kosovar Valdrin Sahiti.
Bleona ka postuar disa fotografi nga OSCARS ku është shfaqur mjaft bukur, ndërsa ka marrë edhe shumë komente pozitive nga fansat.
Kujtojmë se Bleona Qerreti disa herë ka ‘dështuar’ me veshjet e saj, ku është kritikuar shumë nga publiku i gjerë dhe kritikët.
Në American Music Aëards, ajo madje ështe vlerësuar si këngëtarja e dytë e veshur keq.




