A është Beyonce shtatzënë?
Beyonce shtatzënë sërish!
Të paktën kështu po thuhet dhe raportohet ditëve të fundit, ndonëse një lajm i tillë nuk është konfirmuar.
Krejt kjo nisi pasi fituesja e 22 çmimeve Grammy është parë me bark të fryrë derisa performoi të dielën në Romë si pjesë e turneut të saj On the Run II, bashkë me bashkëshortin e saj, Jay-Z.
Shumë prej fansave që ishin prezent në këtë koncert shpërndanë video të këngëtares derisa ajo po vallëzonte në skenë me “‘03 Bonnie & Clyde” veshur në një fustan të shkurtër ngjyrë metali.
Në fund të këngës, këngëtarja shihet teksa lëmon barkun e saj dhe buzëqesh, duke u larguar pa asnjë fjalë, transmeton Klan Kosova.
Çifti kanë tashmë një vajzë Blue Ivy (6) dhe binjakët Rumi dhe Sir (12 muajsh).
Shumë shpejt ky lajm u bë hit në rrjetet sociale duke nxitur pafund reagime dhe komente nga fansat e këngëtares së njohur.
Madje disa prej tyre vënë në pah faktin se numri i preferuar i Beyonce dhe Jay-Z është numri katër që mund të ndërlidhet me faktin se pse ata mund ta duan edhe një fëmijë të katërt.
Kujtojmë, Beyonce është lindur me 4 shtator, Jay Z me 4 dhjetor, ata janë martuar me 4 prill të vitit 2008 dhe emri i mesëm i Blue Ivy vjen nga numri katër romak.
Beyonce ka publikuar albumin e saj me emër “4” në vitin 2011 dhe Jay Z ka po ashtu një album me emër “4:44” që e ka publikuar në vitin 2017.
Në ndërkohë, ky lajm mund edhe të mos jetë i vërtetë.
Një nga arsyet është se Beyonce dhe Jay-Z kanë paralajmëruar se do të jenë pjesë e festivalit Global Citizen në Afrikën Jugore në muajin dhjetor.
Nëse Beyonce është shtatzënë, në këtë periudhë ajo do të ishte në muajt e fundit të shtatzënisë dhe nuk do të mund të ishte pjesë e këtij festivali.
Këngëtarja e hitit “Crazy in Love” kishte treguar se ajo është shtatzënë me vajzën Blue Ivy gjatë performancës së saj “Love on Top” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të MTV-së në vitin 2011.
Shtatzëninë e saj të dytë ajo e bëri publike në Instagram në vitin 2017 duke thyer edhe rekordin botëror për fotografinë më të klikuar në këtë rrjet social.
https://www.instagram.com/p/BP-rXUGBPJa/?utm_source=ig_embed



