A është gati James që të luajë kundër ish-skuadrës së tij?
James Rodriguez ka thënë se është gati për sfidën ndaj Real Madridit
Bayern Munich do të takohet me Real Madridin në gjysmëfinale të Champions League, derisa ylli kolumbian do të luajë kundër ish-skuadrës së tij, transmeton Periskopi.
“Po, gjithçka është mirë, unë jam gati për këtë takim,” ka thënë James.
Kujtojmë që 26-vjeçari është i huazuar te Bayern Munich nga Real Madrid. /Periskopi/



