A është i gatshëm që postin e Presidentit t’ia japë PDK`së, Ja si përgjigjet Kurti
Lideri i Lëvizjes Vetëvendoje Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun ka thënë se do ta takojë dhe kryetarin e PDK`së Bedri Hamza në përpjekje për gjetjen e një zgjidhje për presidentin.
Ka thënë se s’mund të ketë marrëveshje me PDK-në, derisa nuk e thonë asnjë emër.
“Do të përpiqem të takohem dhe me kryetarin e PDK-së BedriHamza. Sepse presidenti do të jetë shprehje e unitetit të popullit dhe jo i një apo dy partive. PDK asnjëherë s’ka nxjerr asnjë emer para nesh. Ajo vetëm ka kërkuar që t’i besojmë në mënyrë absolute dhe të verbër , që mos të na tregoj emrin. Si subjekt demokratik që jemi me mua si kryetar i saj kjo e bënë të pamundur marrëveshjen. Uroj që në takimet në vijim me kryetarin e PDK-së të ndryshoj, pasi që s’mund të ketë marrëveshje perderisa nuk e thua asnjë emër”, tha Kurti.
Kurti sërish e përjashton LDK nga kombinimi për President: Na duhen së paku 84 ose 85 vota



