A është Liverpool në garë për titullin e Premier Ligës?
Liverpool mposhti mbrëmë Chelsean si mysafir me rezultat 1:2.
Por, trajneri i ‘The Reds’, Jurgen Klopp u përgjigjet gazetarëve rreth pyetjes se a është skuadra e tij në garë për titullin e Premier Ligës në këtë sezon.
Gjermani thotë se nuk është i interesuar për atë që thonë të tjerët, duke mos u përgjigjur në mënyrë të drejtëpërdrejtë, por që lë të kuptohet se skuadra e tij do të bëjë përpjekje të arrijë sa më lartë.
“Unë nuk jam shumë i interesuar për atë që thonë njerëzit”, deklaroi Klopp.
“Në fakt, dikush më ka pyetur kështu edhe kur e mposhtëm Chelsean 3:1. Ishte pikërisht e njëjta gjë kur dikush më pyeti nëse jemi në garë për titullin. Unë iu përgjigja ‘je i çmendur’? E mbani në mend atë”.
“Ne tani kemi 10 pikë dhe kjo është fantastike dhe unë vërtetë jam i lumtur për këtë. Ne e dimë që mund të luajmë futboll dhe ne jemi të bindur për cilësitë tona”, përfundoi gjermani. /Periskopi.com



