A është mbushur mend ‘Messi kosovar’? Nga sot karriera e Zhegrovës mund të marrë një kthesë të madhe!

A është mbushur mend ‘Messi kosovar’? Nga sot karriera e Zhegrovës mund të marrë një kthesë të madhe!

Edon Zhegrova sot mund të debutojë me fanellën e Baselit në ndeshjen kundër St Gallen

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit kaloi nga Genku tek Baseli në formë huazimi me mundësi blerje, raporton Periskopi.

19 vjeçari nuk kishte hapësira te Genku me trajnerin e skuadrës belge që e ka kritikuar kosovarin për sjelljet e tij.

Edoni kërkoi të luante më shumë dhe një gjë e tillë nuk iu garantua nga Genku dhe kështu erdhi tek Baseli, vendi ku mund ta shpëtojë karrierën e tij, pasi nuk ka asnjë dyshim për talentin që posedon anësori i ‘Dardanëve’.

Image result for edon zhegrova basel

Trajneri i Baselit, Jan Koller është i kënaqur me Zhegrovën, por akoma nuk e dinë nëse do të startojë me të në ndeshjen e sontme ndaj Baselit.

“Edon Zhegrova është integruar mirë në ekip. Nuk kemi vendosur ende se a do të jetë ai i gatshëm për ndeshjen ndaj St. Gallen,” ka thënë Koller, përcjellë Periskopi.

“Ne do t’i japim atij kohë të mjaftueshme,”.

Zhegrova njihet si një përdorues i rregullt i rrjeteve sociale, sidomos Instagramit. Ai tani gjendet në skuadrën e duhur ku mund të ketë hapësira për të treguar talentin e tij. Krejt çka duhet të bëjë ylli i ‘Dardanëve’ është që ta lë anash Instagramin dhe të fokusohet 100% në fushë në mënyrë që t’ia dëshmojë të gjithëve se sa vlen.

Me talentin që tregoi tek Genk, mediat në Belgjikë ia dhanë nofkën ‘Messi kosovar’, madje në afatin e fundit kalimtar kishte spekulime se për Edonin kishte shfaqur interesim edhe Barcelona e Milan, por ai në fund u transferua te Baseli, aty ku pritet të ketë hapësira më shumë. /Periskopi/

Shpërndaje në: