A është xheloz partneri i Soni Malaj për skenat e nxehta?

A është xheloz partneri i Soni Malaj për skenat e nxehta?

Këngëtarja shqiptare, Soni Malaj ka disa vite që po shijon romancën e saj me Klevin, një djalë i panjohur për publikun, për të cilin tregon se ka marrëveshje shumë të mirë.

Në një intervistë për emisionin Elitë Shoë, ajo tha: “Marrëdhënia ime e re, po bëj 3 vjet dhe kemi një marrëveshje me njëri-tjetrin. Respektohemi, kemi vlerësim të madh për njëri-tjetrin. Po i bëjmë të gjithë gjërat bashkë, ai pak penalizohet nga punët e tij pasi Klevi nuk është fare në art. Ai merret me pasuritë e patundshme, por duke parë që volumi i punës time është shumë i madh nga ajo që duket e lezetshme dhe hë se nuk lodhen këta, por duhen shumë njerëz për tu marrë. Ai më ndihmon shumë sa i përket anës organizative, menaxheriale të biznesit sepse duhet të jesh dhe shumë i zgjuar për të kapur momentin dhe për të ditur të bësh marrëveshje të ndryshme me të gjithë.”

Në lidhje me skenat e xhelozisë që partneri mund të ketë për skenat e nxehta në klipet muzikore, Soni rrëfeu: “Jo, Klevi i kupton shumë mirë. Nuk i shikon këto pjesë, uuu është me këtë, këtë e ka të dashur. Fare, në mënyrë absolute. Është kaq pranë meje sa shikon që cdo gjë është fallco. Unë mund të jem me një ‘partner’ në klip dhe mbrapa secili shkon tek partneri i vet dhe duhet të aktrojmë aq shumë sa të dukemi të vërtetë. E shikoj që funksionoj shumë ndryshe nga c’mund të më njohë publiku. Nuk ka fare pse të bëhet xheloz dhe nuk bëhet. Xhelozia është arsyeja e parë pse ciftet shqiptare të shoëbizit përfundojnë në ndarje. Unë me Klevin prandaj jemi bashkë, është pranë meje gjithë kohës, në cdo gjë. Jo se më ruan mua por kemi gjetur një gjuhë të përbashkët dhe funksionojmë shumë mirë.”

Shpërndaje në: