A i shpërndahen votat e NISMA-s ndonjë partie? Sqaron Cakolli
Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka sqaruar situatën me votat e Nismës.
Ai ka thënë se ato vota nuk do t’i shpërndahen askujt, por sipas tij, thjesht nuk llogariten fare.
“Votat e Nismës as nuk i shpërndahen ndonjë partie, as nuk i shkojnë të parës as të dytës, ato thjesht nuk llogariten fare. Kur bëhet ndarja e ulëseve, merren vetëm partitë shqiptare të cilat e kanë kaluar pragun”.
“Pra, merret totali i votave të vlefshme të Lëvizjes Vetëvendosje, PDK-së, LDK-së dhe AAK-së. Këto dhe votat e partive të tjera të cilat nuk e kanë kaluar pragun, thjesht nuk llogariten fare kur bëhet ndarja”, ka thënë Cakolli në klankosova



