A janë këta hajdutët më idiotë që keni parë?-Videoja e tyre u shndërrua në hit
Një video e cila tregon sesi tre brazilianë u përpoqën të vidhnin një TV nga një restorant lokal, u bë virale në internet.
Në mënyrë të veçantë, ajo që qëlluan kamerat dukej më shumë si një skenë e një komedie sesa për një grabitje.
Njëri nga hajnat që hyri në dyqan, kishte probleme të hiqte TV nga muri. Atij iu bashkuan edhe dy të tjerë, të cilët kishin probleme të hynin qysh në derën e lokalit.
Ata ishin në gjendje të lëndonin veten vazhdimisht, dhe shumë më pas i përshkruan si “hajdutët më idiotë në botë”, transmeton KosovaPress.
“Më falni për vjedhje, lërini të drejtojnë një shfaqje me komedi”, ishte vetëm një nga komentet dhe në Youtube u shfaq një klip në të cilin u shtua muzika e Benny Hill.



