A janë këta hajdutët më të paaftë?

A janë këta hajdutët më të paaftë?

Një bandë grabitësish shkon në një dyqan. Pronari i kërkon që të kthehen më vonë kur të bëjë më shumë para, dhe hajdutët largohen…

Mund të duket si shkaka, por për një pronar belg të një dyqani cigaresh ky ishte realitet i frikshëm. Gjashtë persona hynë në dyqanin e Didier në periferi të Charleroi gjatë ditës me qëllim për ta grabitur.

Didier u tha atyre të ktheheshin në fund të ditës në mënyrë që të mund t’i jepte më shumë para.

Por kur u kthyen në dyqan, u arrestuan nga policia.

“Duket si një komedi,”-tha ai për BBC. “Ata janë konsideruar grabitësit më të paaftë në Belgjikë.”

Pronari i dyqanit tha se përgjatë 14 minutave, u përpoq të miqësohej me hajdutët.

“Nuk i dhashë asgjë atyre, por u thashë se nëse ktheheshin më vonë do t’i jepja 2000 ose 3000 euro,”-shtoi ai.

Grupi i grabitësve e ‘hëngrën’ rrengun e tij dhe u larguan.

“Ku mora policinë në telefon ata nuk e besonin se hajdutët do të ktheheshin. Por u kthyen përsëri rreth orës 17:30, një orë përpara kohës së mbylljes së dyqanit. U afrova afër njërit prej tyre dhe i thashë që ende nuk ishte mbyllur biznesi.”

Kur mbërritën në dyqan për herë të tretë, në orën 18:30, policia ishte në pjesën e prapme të dyqanit gati për ti arrestuar.

Pesë meshkuj u arrestuan, përfshirë një minoren.

 

 

Shpërndaje në: