A jeni gati për meçin historik? Wilder ka pranuar të ‘rrahet’ me Joshuan! (Video)

A jeni gati për meçin historik? Wilder ka pranuar të ‘rrahet’ me Joshuan! (Video)

E kishte paramenduar ndonjëri që Joshua do të boksojë kundër Wilder? Kjo gjë pritet të ndodhë këtë vit!

Antony Joshua e mposhti Joseph Parkerin të shtunën, ndërsa pas ndeshjes i lypi ‘fer’ Deontay Wilderit, me këtë të fundit që tani ka një përgjigje për boksierin britanik, transmeton Periskopi.

“Para se gjithash dua ta përgëzoj Joshuan për fitoren e së shtunës,” ka thënë Wilder.

“Anthony, jam shumë i lumtur që të dëgjova së më dëshiron mua për kundërshtarë në Britani të Madhe.

“Unë e pranoj këtë sfidë dhe jam i gatshëm që të vij në Britani.

“Sa më shpejt që të ndodhë kjo sfidë aq më mirë,” përfundoi Wilder.

Joshua në 21 takime ka 21 fitore prej tyre 20 me KO, ndërsa Wilder ka 40 fitore në po aq përballje, prej tyre 39 me KO. /Periskopi/

Shpërndaje në: