A ka kush e ndal Unitedin? E kalon edhe pengesën e quajtur Tottenham (VIDEO)
Manchester United e ka shënuar fitoren e gjashtë rradhazi në të gjitha kompeticionet me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer.
Kësaj rradhe viktim e trajnerit norvegjez ishte Tottenham, që në ndeshjen e parë i kishte mposhtur 3 me 0 në Old Trafford, asokohe me Mourinhon në stol.
‘Djajtë e Kuq’ arritën fitore minimale dhe shumë të rëndësishme për të arritur objektivin e top katërshes.
Ndeshja u kontrollua nga vendasit, por jo në momentin kur Paul Pogba dha një pasim magjik për Marcus Rashford (44′), i cili shënoi golin e fitore për ekipin e tij.
Deri në fund të ndeshjes vlen të përmenden pritjet e jashtëzakonshme të portierit De Gea, që ka një meritë për këtë tre pikësh. Portieri spanjoll edhe njëherë tregoi se sa i rëndësishëm është për ekipin dhe padyshim është një nga më të mirët.
Manchester United tani ka 41 pikë në vendin e gjashtë, aq sa ka edhe Arsenal në vendin e pestë, ndërsa është gjashtë pikë larg nga Chelsea që mban pozitën e katërt. Tottenham ka 48 pikë në vendin e tretë. /Periskopi



