A kërkoj votë Kurti për Vjosa Osmani? – Abdixhiku: Në asnjë takim nuk ka pas një kërkesë të tillë
Kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku ka thënë para mediave se në takime me Kurtin nuk është përmendur asnjëherë emri i Vjosa Osmani dhe as nuk është kërkuar që të votohet.
“Neve nuk na është propozuar asnjë emër për t’i kërkuar votat tona, në këtë fazë nuk kemi qëndrime refuzuese ndaj askujt, e aq më pak ndaj zonjës Osmani”, deklaroi Abdixhiku.
“Nuk është kërkuar për asnjë moment që të ndodhë një gjë e tillë, në asnjë takim nuk pas pasur ndonjë kërkesë të tillë prandaj smund të flas. Nuk është prezent një emër I tillë”, tha Abdixhiku



