A kishte aplikuar Hashim Thaçi në Universitetin e Zurichut me diplomë false?

A kishte aplikuar Hashim Thaçi në Universitetin e Zurichut me diplomë false?

Biografia e Hashim Thaçit në faqen e presidencës së Kosovës tregon se ai është diplomuar për histori në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës më 1993. Aty poashtu tregohet – shkruan Periskopi – se ai ka ndjekur studimet post-diplomike në Universitetin e Zurichut nga viti 1996 e deri më 1998, por pa i përfunduar ato.

Me të drejtë shtrohet pyetja: si është regjistruar Thaçi në Universitetin e Zurichut në Zvicërr duke qenë se Universiteti i Prishtinës zyrtarisht ishte joekzistent në atë kohë, dhe studentëve të të cilit nuk i njiheshin diplomat?

Sajti FriendsofKosovo shkruan se ai e ka prezantuar në Universitetin e Zurichut një diplomë false të Universitetit të Tiranës, megjithëse e kishte pranuar se kurrë nuk ishte diplomuar në atë Universitet.

Në shkurt të vitit 2014, kur po mbaheshin protesta te Rektorati i UP-së me kërkesë shkarkimin e rektorit Ibrahim Gashi, Thaçi e kishte dhënë këtë deklaratë simptomatike: “Jemi dëshmitarë që prej vitit 1991, edhe pse e kemi universitetin të pavarur, ka pasur politikë. Ka të atillë që e kanë kryer masterin, pa e kryer fakultetin. Titujt shkencorë që nga viti 1991 kanë qenë më shumë politikë se shkencorë. Nuk po flas për emra, të gjitha partitë politike e njohin veten.” /Periskopi

Shpërndaje në: