A po bëhen 60 mijë e një veteranë? Tomë Gashi përgatit video për Albin Kurtin në UÇK

A po bëhen 60 mijë e një veteranë? Tomë Gashi përgatit video për Albin Kurtin në UÇK

Analisti i afërt me Vetëvendosjes, Tomë Gashi, ka përgatitur edhe një video të montazhuar ku paraqitet kryeministri i tanishëm i Kosovës në shërbim të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Besohet se tashmë numri i veteranëve të luftës së UÇK-së ka arritur në 60 mijë, por ai mund të shkojë në 60 mijë e një nëse edhe kryeministrit Kurti i njihet kontributi i tij në luftë.

Një deklaratë e Rrustem Mustafës, komandant Remit, dhënë para disa ditësh ku deklaronte se Albin Kurtin e kishte pasur “bashkëluftëtar” shkaktoi bujë të madhe në opinion.

Shumë komandantë tjerë mohuan se Kurti kishte qenë i përfshirë në UÇK, e madje Sami Lushtaku deklaroi se i kishin thënë të rrinte në Likofc por se Kurti nuk kishte pranuar.

Sidoqoftë, saga për “veteranin e 60001” të UÇK-së, vazhdon, përcjell Periskopi.

Është analisti Tomë Gashi që ka përgatitur një video për t’i njohur kontributin Kurtit në Ushtrinë Çlirimtare.

Shpërndaje në: