A po na i lëshoni zyret. Jo s’po ua lëshojmë: Dramë te ZRrE-ja, PSD kërkon vendimin e rritjes së çmimit të rrymës
Po vazhdon debati te ZRRE mes Dardan Molliqajt të PSD-së dhe Ymer Fejzullahut të ZRRE-së.
Periskopi sjell shkurtimisht pjesë debate mes Molliqajt, aktivistëve të PSD-së dhe drejtor Ymer Fejzullahut:
Fejzullahu: A po na lëshoni zyret
Molliqaj: Jo s’po ua lëshojmë Cilën punë me pengu, që i shpenzojnë paratë publike a?
Fejzullahu: Dardan, raportet janë publike. As s’jemi tu mshefë, vec po kërkojmë kohëne mjaftueshme që është me ligj.
Molliqaj: A është rritë cmimi deri në 800 kilovatë. Guxo me thënë që nuk është rritë. Përgjigna edhe neve, sa është rritja. O zotëri me mashtrim fjalësh nuk është puna. Ti ke thënë se s’ka rritje deri në 800.
Fejzullahu: Merni lexoni katër raporte, hajdeni pas një ore.
Molliqaj: Pse ke gënjy publikisht edh eke thënë se nuk është rritë deri në 800 kilovatë. Sa është rritja deri në 800 kilovatë. Thuaje se ke thënë që është zero, por nuk është zero. Pse po e mashtroni opinioin publik.
Fejzullahu: Faleminderit.
Molliqaj: Nuk është puna për faleminderit bre.
Aktivistë të PSD-së: Ani jep dorëheqje masi s’paske përgjigje.
Fejzullahu: Dardan a po don me na provoke a cka është në pyetje.
Molliqaj: Informoje sot opinioin publik sot sa është rritja.
Aktivistë të PSD-së: Vendimin, vendimin vendimin.
(Po vazhdon…)




