A po ua ‘lag fytin’ Kurti analistëve që dikur i sulmonte e tash po i merr në listë për deputetë?
Krejt para se të mbulohej me gëzofin e kryeministrit, Albin Kurti nuk linte studio televizive pa u paraqitur. Situata ndërroi, kur kritikat për qeverisjen e tij pesë vjeçare filloi të mos i duroj më. Paraqitje aty-këtu, për tema që rrallëherë sfidohej nga gazetarë, ku të ftuar nuk ishin më analistët që dikur nuk i kishte problem t’i kishte përballë.
Gjatë kohës si kryeministër, Kurti filloi të ashpërsoj gjuhën e tij duke i sulmuar mediat dhe analistët. Bënte lidhje me “oligarkinë”, e duke thënë se “po iu lagët fyti”[referuar analistëve].
“Këtyre po iu lagët fyti nga ata tashmë vet e ndjenë tharjen e fytit, sepse buxheti i shtetit me neve është nga qytetarët, për qytetarët, pa dallim, e asnjëherë dedikuar mujsharëve e segmenteve të tyre”, deklaronte Kurti gjatë prezantimit të tij si kandidat për kryeministër në dhjetorin e vitit të kaluar.
Sulmet ndaj gazetarëve e analistëve i vazhdoi gjatë tërë fushatës së kaluar.
“Kështu që kurrë ma shumë rrenca se tash nëpër portale e nëpër studio televizive s’ka pasë”, vazhdonte sulmet Kurti.
Por, por… kur ende nuk ka filluar zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit, në listën për deputetë nga radhët e VV-së, figurojnë emra të analistëve që, sipas Kurtit dikur, “iu është lagur fyti”.
Emrat si Viktor Buzhala, Blerim Gashi e Gazmir Raci të cilët me mund të madh arsyetonin nëpër studio televizive skandalet e pushtetit të Vetëvendosjes në pesë vitet e fundit, kësaj radhe do të sfidohen para votuesve më 28 dhjetor.
A ua ka “lagur fytin” lideri i VV-së, Albin Kurti, të njëjtëve që mbronin pushtetin e tij gjatë këtyre viteve, nuk ka ndonjë përgjigje deri më tani…
/Periskopi/Enis Rrustemi/.



