AAK fillon tubimin mospajtues me Qeverinë, i kujton Mustafës kur thoshte se s’do bënte koalicion me PDK-në
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban sot një tubim mospajtues dhe mobilizues për gjendjen në Kosovë.
Tubimi ka filluar pas ardhjes së Ramush Haradinajt në sallë, ku u prit me shumë brohorima e duartrokitje, transmeton Koha.net.
Pas intonimit të himnit kombëtar dhe atij të Republikës së Kosovës, filloi një video që u shfaq para të pranishmëve.
Video filloi me prononcimin e Isa Mustafës që në asnjë mënyrë nuk mund të jetë në koalicion me PDK-në, duke vazhduar me demarkacionin dhe Asoaciacioni i Komunave me shumicë serbe e protestat e shumta. Nuk u lanë pas as dështimi në UNESCO, bisedimet dhe muri në Mitrovicë.



