AAK i kërkon sqarim presidentit për takimin sekret me shefin e televizionit serb
Ai dy ditë më parë në profilin e tij në Facebook ka shkruar se shefi i B92 gjatë kësaj vizite kishte takime të ndara me Hashim Thaçin dhe ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj (takime të mbyllura).
“Që nga hyrja e tij në Kosovë e deri në largimin u shoqërua vazhdimisht nga Policia e Kosovës”, ka shkruar Mani, duke shtuar se pak ditë pas kësaj vizite, në mediat serbe filluan sulmet e fabrikuara ndaj Ramush Haradinajt, kryetar i AAK-së.
Rastësi, apo e ndërlidhur shton pyetjen anëtari i kryesisë së AAK-së?
“Pushteti i “veprimeve sekrete” do të duhej që të jap sqarime publike për këto takime të mbajtura larg syrit të mediave”, ka thënë ai./Indeksonline/





